Përparim Rama drejtuar lojtarëve të Kosovës: Zemra jonë rrah me ju në fitore e humbje
March 31, 2026
Gazeta Express
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas humbjes së Kosovës nga Turqia. Turqia fitoi 1-0, me golin e shënuar nga Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të. Ai shkroi se zemrat e përkrahësve të Kosovës rrahin me lojtarët e kombëtares së Kosovës, si humbje e në fitore. “Forca djema. S’jemi veç tifozë, jemi zemra që rrah me ju në fitore e në humbje”, shkrun Rama në “Facebook”.
Me humbjen e sontme, Kosova dështoi të kualifikohej për në Botëror, teksa Turqia shkon në Kupën e Botës pas 24 vitesh./GazetaExpress/ The post Përparim Rama drejtuar lojtarëve të Kosovës: Zemra jonë rrah me ju në fitore e humbje appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.