Përfundon afati për deklarimin e pasurisë në Kosovë
April 1, 2026
Gazeta Express
Ka përfunduar procesi i deklarimit të pasurisë në Kosovë, ku deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë zhvillohet në tri faza: me marrjen e detyrës, përfundimin e saj dhe përmes deklarimit të rregullt vjetor për vitin paraprak. Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, mbi 10 mijë e 350 zyrtarë janë të obliguar për deklarimin e rregullt këtë vit.
Autoritetet kanë paralajmëruar se menjëherë pas përfundimit të afatit do të nisin procedurat ndëshkuese. Vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 130 gjoba për vonesa, përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Agjencia u bën thirrje të gjithë zyrtarëve që ta respektojnë afatin, duke theksuar se transparenca mbetet thelbësore për besimin e qytetarëve në institucionet publike. The post Përfundon afati për deklarimin e pasurisë në Kosovë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.