0
World

“Për 7 vjet mund të bëhesh milioner”

April 11, 2026
Gazeta Express
Scroll

Sipërmarrësi Ardian Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në Televizioni T7, përballë moderatores Fortesa Shala, ku ka folur për biznesin, sfidat dhe mënyrën se si të rinjtë duhet t’i qasen punës dhe jetës. Gjatë intervistës, ai ka theksuar rëndësinë e disiplinës dhe punës së vazhdueshme, duke u shprehur se në çdo profesion, nëse punohet pa ndërprerje dhe me përkushtim, suksesi është i arritshëm.

“Për 7 vjet mund të bëhesh milioner,” është shprehur Hoxha, duke inkurajuar të rinjtë që të besojnë në veten dhe të mos dorëzohen përballë sfidave. Ai shtoi se suksesi nuk vjen brenda natës, por është rezultat i punës së vazhdueshme dhe vendimeve të mençura gjatë rrugës. Kjo deklaratë është komentuar gjerësisht edhe në rrjete sociale. /GazetaExpress/ The post “Për 7 vjet mund të bëhesh milioner” appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More