PDK i drejtohet me letër Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ: Është e drejtë e jona, veproni në përputhje me Kushtetutën
April 8, 2026
Gazeta Express
Partia Demokratike e Kosovës, i ka dërguar letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku asaj i kërkohet për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në KQZ. Nga PDK, thuhet se, çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese, përcjell Gazeta Express.
‘’ Në letrën e PDK-së gjithashtu theksohet rëndësia e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës PDK ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ, si dhe ruajtja e parimeve të barazisë dhe balancës mes subjekteve politike’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e PDK’së. Komunikata: (Dokument) PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në kërkesë theksohet se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese. Në letrën e PDK-së gjithashtu theksohet rëndësia e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës PDK ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ, si dhe ruajtja e parimeve të barazisë dhe balancës mes subjekteve politike. Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në Kuvend. Në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, PDK-ja konsideron se secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura duhet të ndahen sipas madhësisë së grupeve, duke siguruar kështu përfaqësim proporcional. Kjo është kërkesa e plotë e PDK-së drejtuar U.D. presidentes Albulena Haxhiu: The post PDK i drejtohet me letër Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ: Është e drejtë e jona, veproni në përputhje me Kushtetutën appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.