Papa Leo për luftën në Lindjen e Memse: Duart plot me gjak, BBC e interpreton si kritikë e Papës për ata që janë përfshirë në luftë
March 29, 2026
Gazeta Express
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, Papa Leo XIV u është drejtuar njerëzve në Vatikan që po festojnë sot të Dielën e Palmave, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express. Papa thotë se Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe kanë duart plot me gjak, në atë që është interpretuar si një kritikë ndaj atyre të përfshirë në luftën SHBA-Izrael me Iranin.
Ky është Zoti ynë: Jezusi, mbreti i paqes, që e refuzon luftën, të cilin askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën, thotë Papa. Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato. Duke cituar një fragment nga Bibla, ai thotë: ‘Edhe pse bëni shumë lutje, unë nuk do t'ju dëgjoj: duart tuaja janë plot me gjak.' The post Papa Leo për luftën në Lindjen e Memse: Duart plot me gjak, BBC e interpreton si kritikë e Papës për ata që janë përfshirë në luftë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.