World

Paniku i Orban nga humbja e zgjedhjeve, Vuçiq përpiqet t’i ndihmojë aleatit të tij – inskenojnë “mjete shperthyese” në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
Gazeta Express
Scroll

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se është gjetur një lëndë plasëse “me fuqi të madhe shkatërruese” gjatë një hetimi rreth kërcënimeve ndaj infrastrukturës së gazit në afërsi të kufirit me Hungarinë. Kjo deklaratë pikërisht në kohën kur do të mbahen zgjedhjet në Hungari. Për këtë ka reaguar koalicioni “EuropeanDemocrats”, duke e interpretuar këtë si një përpjekje të Vuçiq për të ndihmuar Viktor Orbanin në zgjedhje, ku sondazhet nuk e nxjerrin mirë.

“Për ditë të tëra, Budapesti kishte qenë plot paralajmërime për një flamur të rremë të mundshëm në stilin rus, që synonte të ndezte histerinë e luftës përpara zgjedhjeve. Pastaj, pikërisht në momentin e duhur, eksplozivë “zbulohen” pranë rrugës TurkStream në Serbi, dhe Vuçiç nxiton të njoftojë aleatin e tij Orbán. Koha vështirë se mund të ishte më e përshtatshme: Hungaria voton pas një jave, me sondazhet që tani tregojnë një humbje të Fidesz. Nxitja e histerisë - ose edhe paralajmërimi për një shtyrje të votimit - flet shumë më tepër për pushtetin sesa për sigurinë”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Express. Orban njihet për të djathtën e tij ekstreme dhe skeptizmin e shpeshtë në raport me Bashkimin Evropian. Kujtojmë Vuçiq, ka thënë të dielën se është gjetur një lëndë plasëse “me fuqi të madhe shkatërruese” gjatë një hetimi rreth kërcënimeve ndaj infrastrukturës së gazit në afërsi të kufirit me Hungarinë. Megjithatë, këto pretendime janë vënë në dyshim nga opozita në të dyja vendet. Vuçiq theksoi se e ka njoftuar për këtë kryeministrin hungarez, Viktor Orban, përmes një bisede telefonike. “Ia paraqita atij rezultatet e para të hetimit nga autoritetet tona ushtarake dhe policore në lidhje me kërcënimin ndaj infrastrukturës kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”, shkroi Vuçiq në Instagram të dielën. Orban, i cili përballet me zgjedhje sfiduese javën e ardhshme, tregoi më vonë se ishte njoftuar nga Vuçiqi për këtë. Kryeministri hungarez, i cili është aleat i Vuçiqit, tha në një postim në Facebook se “autoritetet serbe kanë gjetur eksplozivë shkatërrues dhe pajisjet e nevojshme për aktivizim në infrastrukturën kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë. For days, Budapest had been buzzing with warnings of a possible Russian-style false flag, aimed at reigniting war hysteria ahead of the elections. Then, right on cue, explosives are ‘discovered’ near the TurkStream route in Serbia, and Vučić rushes to alert his ally Orbán. The pic.twitter.com/gozZHvSnW5 — European Democrats (@democrats_eu) April 5, 2026 The post Paniku i Orban nga humbja e zgjedhjeve, Vuçiq përpiqet t’i ndihmojë aleatit të tij – inskenojnë “mjete shperthyese” në kufi me Hungarinë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More