0
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
April 12, 2026
Gazeta Express
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë kujtuar të rënët e komunës së Istogut në Ditën e Dëshmorëve të këtij qyteti. “Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Istogut, OVL UÇK me respekt dhe përulje nderon jetën dhe veprën e heronjve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, duke dhënë gjithçka për lirinë e vendit”, kanë kujtuar OVL – UÇK.
Ata kanë theksuar se dëshmorët e rënë gjatë luftës mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë. “Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit tonë dhe dëshmi e përjetshme e qëndresës dhe vendosmërisë për liri”, vazhdon njoftimi. The post OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.