Osmani: Rizgjedhja ime e garantonte vazhdimësinë e 51%-shit, sikur të kisha plane tjera do kandidoja në zgjedhje të dhjetorit
April 7, 2026
Gazeta Express
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, pasi mbaroi mandatin si e para e vendit. Ajo ka thënë se rizgjedhja e saj do e garatonte 51-shin, 4 vjet për Qeverinë e 5 vjet për presidencën. Tutje, ajo tha se sikur të kishte plane tjera do të kandidonte në zgjedhjet e dhjetorit. “Rizgjedhja ime e garantonte 51-shin e jo ndërprerja e saj.
Pikërisht përkrahja për mandatin tim të dytë e garantonte vazhdimësinë 4 vjet për Qeverinë, 5 vjet për presidencën. Sikur unë të kisha plane të tjera nuk do të merrja fare me kandidaturë, do të kandidoja në zgjedhjet e tjera”, ka thënë ajo. /Gazeta Express The post Osmani: Rizgjedhja ime e garantonte vazhdimësinë e 51-shit, sikur të kisha plane tjera do kandidoja në zgjedhje të dhjetorit appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.