Advertisement
World

Osmani për lojtarët e Kosovës: Na bëtë krenarë, përgjithmonë me ju Dardanë

March 31, 2026
Gazeta Express
Scroll

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar me një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, pas humbjes së kombëtares së Kosovës nga Turqia. Kjo e fundit fitoi 1-0 në “Fadil Vokrri”, me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga Kerem Akturkoglu. Ajo tha se lojtarët në fushë na dhanë krenari dhe emocione pa fund. “Dardanët e zemrave tona! Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendur në faqet e historisë gjithsesi.

Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë! Sonte zemrat tona rrahën si një. Përgjithmonë me ju Dardanë!”, shkruan Osmani në “Facebook”. Pas humbjes së sotme, Kosova mbeti pa u kualifikuar në Botërorin 2026, teksa turqët shkojnë në Kupën e Botës pas 24 vitesh./GazetaExpress/ The post Osmani për lojtarët e Kosovës: Na bëtë krenarë, përgjithmonë me ju Dardanë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More