Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influenceri ultra-djathist serb, lidhjet mund të çojnë deri në Moskë
April 8, 2026
Gazeta Express
Një person ultra djathtist nga Serbia po e mbështet kryeministrin aktual hungarez Viktor Orban në fushatën zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare. Mario Bojić, i cili përhap teori konspiracioni dhe propagandë pro-ruse në kanalin e tij në YouTube, i cili ka rreth 130,000 ndjekës, bëri një reportazh nga Budapesti në të cilin e paraqiti Orbanin si mbrojtësin e Evropës nga terroristët islamikë dhe e etiketoi kandidatin e opozitës Peter Magyar si një kukull të Bashkimit Evropian.
“Mbështetja e tij për Orbanin sugjeron që Bojić mund të jetë pjesë e një rrjeti ndikuesish dhe gazetarësh të organizuar nga Kremlini për të mbështetur kryeministrin aktual hungarez”, tha Bulcsu Hunyadi i Institutit të Kapitalit Politik me seli në Budapest për Radion Evropa e Lirë. Bojić nuk iu përgjigj ftesës së REL për të qenë i intervistuar për këtë artikull. Partia Fidesz e Orbanit ka qenë në pushtet në këtë shtet anëtar të Bashkimit Evropian që nga viti 2010, dhe përpara zgjedhjeve të 12 prillit, sondazhet parazgjedhore i japin një avantazh partisë opozitare TISA të udhëhequr nga Peter Magyar. Kryeministri aktual është një partner i ngushtë i Federatës Ruse, edhe pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, dhe mediat amerikane publikuan së fundmi një seri artikujsh rreth lidhjeve të shërbimeve sekrete ruse me zyrtarët e lartë hungarezë. Partia e Orbanit nuk iu përgjigj kërkesës së REL për të komentuar mbi mbështetjen që morën nga influencuesi serb. The post Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influenceri ultra-djathist serb, lidhjet mund të çojnë deri në Moskë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.