Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
March 30, 2026
Gazeta Express
Major Getoar Rexhepi në Kampionatin e 27-të Kombëtar të Karatesë të Karatesë për moshat kadet, junior, U21 dhe senior të mbajtur në Republikën e Shqipërisë ka arritur të shpallet Kampion Kombëtarë i Karatesë. Gara e mbajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku morën pjesë rreth 80 sportistë në dy disiplina të ndryshme, kata dhe kumite, si dhe rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria, në një konkurrencë të fortë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të sportistëve, si në disiplinën e katave (demonstrime), ashtu edhe në disiplinën e kumites (ndeshje), Majori Rexhepi u shpall Kampion Kombëtar i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Karatesë për vitin 2026.
Ky aktivitet përbën ngjarjen kryesore në nivel kombëtar për sportin e karatesë. Arritja e majorit tregon përgatitjen, disiplinën dhe punën e palodhshme të ushtarakëve tanë, jo vetëm në detyrat e tyre në FSK por edhe në aktivitetet sportive, ku arritjet gjithherë janë të nivelit më të lartë. The post Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.