Nis seanca plenare e Kuvendit, Nagavci propozon shtimin e disa pikave në rendin e ditës
April 2, 2026
Gazeta Express
Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës. Janë 16 pika në rendin e ditës të cilat do të shqyrtohen sot, shumica prej tyre lidhur me ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe me formimin e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të disa institucioneve të pavarura. Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e mori fjalën për të propozuar shtimin e disa pikave në rendin e ditës.
PDK-ja mbështeti përfshirjen në rend të ditës të pikave të propozuara nga LVV. LDK-ja, ndërkaq, tha se nuk e mbështet këtë, duke argumentuar se u nevojitet më shumë kohë për t'i shqyrtuar. AAK-ja gjithashtu mbështeti propozimin, por kritikoi mënyrën se si u bë kjo. Herë të tjera, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri tha se duhet të konsultohen me kohë. The post Nis seanca plenare e Kuvendit, Nagavci propozon shtimin e disa pikave në rendin e ditës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.