Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi biometrik për hyrje-dalje në vendet e BE-së, vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë
April 6, 2026
Gazeta Express
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon zbatimi i plotë i sistemit për hyrje-dalje në vendet e BE-së (EES – Entry/Exit System), me ç’rast në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian do të zbatohet një mënyrë e re dhe digjitale e regjistrimit dhe kontrollit të shtetasve që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër dhe vijnë nga vende që nuk janë anëtare të BE-së, përcjell TV21.
Me futjen e EES, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mëynrë elektronike, dhe sistemi do të mundësojë përpunimin e të dhënave bazë biometrike (gishta dhe fotografi), me qëllim identifikim më të shpejtë dhe monitorim më efikas të qëndrimit të lejuar sipas rregullës “90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”. “Ju njoftojmë se Policia Kufitare e shtetit tonë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, duke vënë në funksion të gjitha resurset materiale-teknike dhe njerëzore të disponueshme, për të siguruar qarkullim të shpejtë dhe të pandërprerë të udhëtarëve në pikat tona kufitare. Policia Kufitare do të veprojë me angazhim të shtuar në terren, do të monitorojë vazhdimisht situatën, do të marrë masat e duhura për të mbajtur rrjedhshmërinë e trafikut dhe do t’i informojë qytetarët për të gjitha informacionet e rëndësishme lidhur me zbatimin e sistemit”, thonë nga MPB. Ky sistem është biometrik dhe regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe mbledh shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë, duke eliminuar vulat në pasaportë. Ky sistem ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por është shtyrë në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin.Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017. Ai pritet të vlejë për gati 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e shtetasve të tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen. Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipa ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza. Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë. The post Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi biometrik për hyrje-dalje në vendet e BE-së, vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.