Në autobusin e Durmo Tours u gjetën 580 plumba, dy persona të arrestuar

Një ekip mobil doganor në departamentin operativ zbuloi 580 fishekë gjatë një kontrolli të një autobusi Durmo Tours nga Gostivari, i cili u krye në hyrje të vendit në pikën kufitare Tabanovc, njoftoi Drejtoria Doganore, transmeton Portalb.mk. “Municioni është konfiskuar përgjithmonë, dhe autobusi ku u zbulua municioni është ndaluar gjithashtu. Deri më tani, Departamenti i Hetimit ka ngritur kallëzime penale kundër dy të dyshuarve të privuar nga liria në Prokurorinë Publike të Kumanovës, dhe hetimi është zgjeruar edhe për persona të tjerë. Krimi u zbulua dje kur një ekip mobil doganor ndaloi autobusin Durmo Tours, i cili po udhëtonte në linjën Itali – Maqedoni, për kontroll për shkak të dyshimeve. “Inspektorët mobil doganorë vunë re dëmtime në pjesën e jashtme të ventilimit të autobusit, dhe në pjesën e brendshme të hapësirës së ventilimit, midis 50 pakove me kafe, gjetën një kuti me gjithsej 580 fishekë, shumica e të cilëve ishin të kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se kompania “Durmo Tours” ka qenë e përfshirë edhe më parë në raste të rënda që kanë ngritur shqetësime për sigurinë dhe përgjegjësinë e saj, siç është aksidenti tragjik i autobusit në Llaskarcë para 7 vitesh, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar. Për këtë rast u dënuan disa persona, ndërsa njëri prej të dënuarve me 10 vite burg vazhdon të jetë në arrati, duke lënë ende të hapura çështje të drejtësisë dhe përgjegjësisë institucionale që lidhen me funksionimin e kompanisë. The post Në autobusin e Durmo Tours u gjetën 580 plumba, dy persona të arrestuar appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left