Advertisement
World

Ndezën fishekzjarrë mbrëmë vonë tek hoteli i Kombëtares turke, arrestohen dy persona

March 31, 2026
Gazeta Express
Scroll

Dy persona janë arrestuar sot për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve në orët e vona të mbrëmjes. Më saktësisht rreth orës 01:00, në afërsi të hotelit ku është vendosur Kombëtarja e Turqisë, u panë fishekzjarrë të shumtë, që duket se kishin për qëllim për të mos i lënë të flenë yjet e Kombëtares turke. E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës, të cilët i kanë arrestuar dy persona përgjegjës.

“Dy persona janë të arrestuar, rasti është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa personat në fjalë janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, njofton për “Gazeta Express”, Enis Pllana, zyrtar për media për rajonin e prishtinës në policinë e Kosovës. Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express The post Ndezën fishekzjarrë mbrëmë vonë tek hoteli i Kombëtares turke, arrestohen dy persona appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More