Nait Hasani rrëfen tmerrin e Burgut të Dubravës: “Me një bic jena rru 20-30 vetë, mu më ka vra shpirtërisht ajo e pavërtetë”
March 30, 2026
Gazeta Express
PriIsh-i burgosuri politik Nait Hasani ka ndarë në emisionin “Kosova Live” në T7 copëza nga kujtimet e rënda nga koha e tij në Burgun e Dubravës, duke përshkruar kushtet çnjerëzore dhe vuajtjet që kanë përjetuar të burgosurit gjatë luftës. Në rrëfimin e tij, Hasani tregoi për mungesën e kushteve elementare, duke theksuar se edhe higjiena mbahej në mënyrë ekstreme.
“Brenda Burgut të Dubravës me një bics jena rru nga 20 ose 30 vetë, me të i kena hekë edhe floktë”, u shpreh ai. Ai reagoi ashpër edhe ndaj publikimeve që, sipas tij, shtrembërojnë të vërtetën për atë që ka ndodhur në burg. “Me dal një i joni me publiku libër me të pavërteta, mu më ka vra shpirtërisht”, deklaroi Hasani. Rrëfimi i tij vjen në kohën kur debati për ngjarjet e luftës dhe paraqitjen e tyre publike është rikthyer në qendër të vëmendjes, pas reagimeve të shumta për pasaktësi informacionesh në ekspozitën e fundit. The post Nait Hasani rrëfen tmerrin e Burgut të Dubravës: “Me një bic jena rru 20-30 vetë, mu më ka vra shpirtërisht ajo e pavërtetë” appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.