Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’e duroj ofendimin nga askush, s’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë
April 3, 2026
Gazeta Express
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me përplasjen që ka pasur sot me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi. Mustafa, tha se teksa ai bisedonte me Ardian Golën, Azemi i kishte penguar ata, të cilit, Mustafa i ka kërkuar të mos i ndërhynte, ku më pas Azemi i ishte atij drejtuar me fjalët ‘’mos u bo kastravec’’.
Postimi: Të nderuar qytetarë, Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën. Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri. I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë. Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”. Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai. Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj. Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai. I juaji përherë, Besiani https://www.gazetaexpress.com/hup-laper-perplasje-mes-besian-mustafes-te-ldk-se-e-egzon-azemit-te-vvse-gjate-pauzes-ne-kuvend/ The post Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’e duroj ofendimin nga askush, s’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.