0
Muriqi shkëlqen me dopietë, Mallorca del nga zona e rënies
April 12, 2026
Gazeta Express
RCD Mallorca ka marrë një fitore të madhe 3-0 ndaj Rayo Vallecano në La Liga, duke u larguar nga zona e rënies dhe duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në shtëpi nën drejtimin e trajnerit Martín Demichelis. Në një ndeshje të luajtur nën kushte të vështira atmosferike, Mallorca e pati të vështirë në minutat e para, por gradualisht mori kontrollin e lojës.
Fillimisht, Pablo Torre rrezikoi me një goditje dënimi, ndërsa Zito Luvumbo shënoi, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në fund të pjesës së parë, kur Vedat Muriqi vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Kosovës shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të devijuar nga Samú Costa, duke kaluar në epërsi Mallorcan. VEDAT MURIQI — THE REAL WEAPON ON SET PIECES! MALLORCA 1-0 RAYO VALLECANO pic.twitter.com/yakghfzIsz — KING OF GOALS (@KingUnited100) April 12, 2026 Vedat Muriqi l’a encore fait (de nouveau). 2-0 pour Mallorca. pic.twitter.com/e0WLNQbdlM — LigActu (@LigActu) April 12, 2026 Pak para pushimit, Muriqi realizoi edhe golin e dytë personal, duke përfituar nga një krosim i Luvumbos dhe duke shënuar golin e 55-të në La Liga për klubin, me të cilin kaloi legjendën Samuel Eto'o si golashënuesi më i mirë i historisë së Mallorcas në elitën e futbollit spanjoll. Në pjesën e dytë, Rayo Vallecano u përpoq të reagojë. Jorge de Frutos dhe Randy Nteka patën raste të mira, por pa sukses, ndërsa Mallorca e mbylli ndeshjen në mënyrë spektakolare. Vetëm pak minuta pas inkuadrimit, Jan Virgili shënoi me volej pas një goditjeje dënimi të Pablo Torre, duke vulosur rezultatin 3-0. Rayo Vallecano tentoi deri në fund të shmangte humbjen, por pa arritur të ndryshojë asgjë, duke mbetur ende pa fitore në transfertë që nga muaji tetor. Ndërkohë, Mallorca konfirmon formën e shkëlqyer në shtëpi dhe merr një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në La Liga. /GazetaExpress/ The post Muriqi shkëlqen me dopietë, Mallorca del nga zona e rënies appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.