Advertisement
World

Muriqi qan pas golit ndaj Realit, bashkëlojtari i tij “për Kosovë, për Kosovën”

April 4, 2026
Gazeta Express
Scroll

Vedat Muriqi shënoi një gol shumë të vlefshëm për Mallorcën, në rrugëtimin e saj për mbijetesë në La Liga. Skuadra e piratit dardan mori një fitore të madhe në duelin ndaj Real Madridit, duke dalur nga zona e rënies në La Liga. Muriqi shënoi në minutën e 91-të për fitoren e Mallorcës, me shifrat prej 2-1, duke i rritur gjasat për mbijetesë në elitë, teksa i lëndoi shpresat e Realit për titull.

Pas golit të shënuar, Muriqi u pa në lot, teksa bashkëlojtari i tij, Johan Mojica iu drejtuar kamerës me fjalët “Për Kosovën, për Kosovën”. Las lágrimas de @MuriqiVedat son las lágrimas de todo el @RCD_Mallorca. MallorcaRealMadrid | LALIGAHighlights | LALIGAEASPORTS pic.twitter.com/bwDIf181gz — LALIGA (@LaLiga) April 4, 2026 Muriqi ishte qendër e kritikave pas humbjes së Kosovës në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë për kualifikim në Botëror. Pas kësaj fitoreje, Mallorca tashmë kalon në vendin e 17-të, me 31 pikë, një më shumë se Elche që është e 18-ta, në zonën e rënies. Muriqi sot e shënoi golin e 19-të në La Liga, teksa ka edhe një asistim në emrin e tij./GazetaExpress/ The post Muriqi qan pas golit ndaj Realit, bashkëlojtari i tij “për Kosovë, për Kosovën” appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More