Advertisement
World

Muriqi pas humbjes: S’kom fjalë, po më dhimbset ekipi e shteti

March 31, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u shfaq tejet i dëshpëruar pas humbjes së “Dardanëve” nga Turqia, në finalen e “play-offit” të Botërorit. Turqia fitoi 1-0, teksa Muriqi pas ndeshjes nuk mundi t’i ndalë lotët. Pas ndeshjes, për “RTK”, ai tha se është krenar me bashkëlojtarët e tij dhe që është kapiten i Kosovës. Ai tha po ashtu se pas kësaj humbje, shfaq dhimbje dhe keqardhje ndaj shtetit dhe ekipit të tij.

“Me të vërtetë jemi munduar goxha. S’po më vijnë fjalët, po më dhimbset ekipi, po më dhimbset shteti, gjithë kjo përkrahje”, tha ai. “Kemi luftuar prej ditës së parë deri këtu. Ia nisëm me humbje të thellë, por vazhduam me fitore, erdhëm deri këtu. Jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi, jam krenar me vetën që jam ndër kapitenët e Kosovës. Kisha pas qejf me udhëheq ekipin në Amerikë. Unë nuk e di a jam te Kosova më vonë, por me lojtarët e rinj, Kosova do të luajë në një kampionat të madh”, vazhdoi ai./GazetaExpress/ The post Muriqi pas humbjes: S’kom fjalë, po më dhimbset ekipi e shteti appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More