Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat
April 1, 2026
Gazeta Express
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se nënave lehona që janë në marrëdhënie pune e që nuk u është ekzekutuar paga e 13-të e plotë, të bëjnë kërkesë në institucione ku janë të punësuara dhe muajin e ardhshëm do t’u ekzekutohen Pas disa pretendimeve se disa nënave që kanë qenë në pushim të lehonisë vitin që lamë pas, nuk u është ekzekutuar paga e 13-të e plotë, Murati tha se kjo varet se si është deklaruar nga institucioni se ku janë të punësuara.
Më tej ai tha se është një gabim i cili mund të korrigjohet dhe në muajin e ardhshëm ekzekutohen. “Nuk di për raste të tilla, vendimi qëndron të punësuarat që janë në pushim të lehonisë përgjatë periudhës, u llogaritet sikur të kenë punuar me orar të plotë, prandaj, u takon edhe paga e 13-të. Çka mund të ketë ndodhur, nuk di për raste të veçanta, mirëpo, i inkurajoj që të paraqesin ankesë tek institucionet ku janë të punësuara, sepse shpesh varet se si është deklaruar nga institucioni. Nëse ka pasur deklarim të gabuar, nuk figuron si e punësuar që është në pushim të lehonisë edhe mund të ketë ndodhur ndonjë gabim sa i përket trajtimit. Ajo mund të korrigjohet dhe patjetër që në muajin e ardhshëm mund të ekzekutohen”, tha Murati pas mbledhjes së Komisionit për Buxhet. Dje, të gjithë punjonjësve të sektorit publik i janë ekzkutuar paga e 13-të në llogaritë e tyre bankare. The post Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.