World

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

March 29, 2026
Gazeta Express
Scroll

Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Herë pas here lokalisht mund të ketë reshje të dobëta atmosferike, kryesisht në zona të izoluara. Reshjet do të jenë të pakta dhe vende-vende parashihen edhe intervale kohore me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 minimalja deri në 11 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe reshje të pakta lokale. Më shumë intervale kohore me diell priten në shumë vise të Shqipërisë dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut. Reshje bore priten në veri të Malit të Zi. Moti ngjashëm pritet të mbajë edhe në fillim të javës së re. Të hënën me vranësira e reshje të pakta dhe të izoluara, ndërsa të martën dendësim i vranësirave dhe pritet të fillojnë reshje të reja lokale shiu e në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore. Ka gjasa që reshje shqote e bore të ketë edhe në disa ultësira të Kosovës orëve të mbrëmjes. Intensifikim të reshjeve presim të mërkurën sidomos orëve të vonshme./MeteoBallkan The post Moti sot dhe ditëve në vazhdim appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More