0
World

“Mos ik këtë herë”, Tyson Fury “i lyp fer” Anthony Joshuas

April 11, 2026
Gazeta Express
Scroll

Tyson Fury e ka rikthyer menjëherë në qendër të vëmendjes superpërballjen me Anthony Joshuan pasi dominoi ndaj Arslanbek Makhmudov në rikthimin e tij në ring. Fury fitoi me vendim unanim pas 12 raundesh, duke kontrolluar plotësisht ndeshjen dhe duke treguar epërsi të qartë ndaj kundërshtarit, përcjell Gazeta Express. Menjëherë pas përfundimit të meçit, “Gypsy King” nuk humbi kohë dhe i dërgoi një mesazh direkt rivalit të tij: “Mos ik këtë herë.

Le ta bëjmë këtë ndeshje.” “Të gjithë duan ta shohin këtë përballje. Është momenti i duhur.” “Kam bërë punën time sonte, tani dua Anthony Joshuan.” “Nuk ka më justifikime – le ta organizojmë këtë duel.” “Jam gati kurdo, kudo. Ai e di ku të më gjejë.” Ai e sfidoi publikisht Joshuan, i cili ishte i pranishëm pranë ringut, duke e shtyrë drejt një marrëveshjeje për duelin e shumëpritur mes dy britanikëve. Nga ana tjetër, Joshua reagoi me rezervë dhe nuk pranoi të japë një “po” të menjëhershme, duke lënë të kuptohet se vendime të tilla nuk merren në publik. “Këto gjëra nuk bëhen kështu duhet të organizohen si duhet.” Sipas raportimeve, përplasja mes tyre pas ndeshjes ishte e tensionuar, me të dy kampet që shkëmbyen fjalë, duke rritur edhe më shumë interesin për “Battle of Britain”. Fury po përpiqet ta shtyjë këtë përballje sa më shpejt përmes presionit publik, ndërsa Joshua dhe ekipi i tij preferojnë negociata të qeta dhe profesionale në prapaskenë. Megjithatë, pavarësisht dallimeve në qasje, të gjitha sinjalet tregojnë se kjo superndeshje është më afër se kurrë. Nëse realizohet, përballja mes Fury dhe Joshua pritet të jetë një nga eventet më të mëdha në historinë e boksit modern. /Gazeta Express The post “Mos ik këtë herë”, Tyson Fury “i lyp fer” Anthony Joshuas appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More