World

Mjeku nga Tetova dyshohet për vrasje për pasuri milionëshe në Ohër, marrëveshja për përkujdesje përfundon në krim

March 28, 2026
Gazeta Express
Scroll

Zharko Grozdanoski, mjek anesteziolog i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, dyshohet se ka vrarë Klime Mitrevski për shkak të një pasurie me vlerë mbi një milion euro në qendrën e vjetër të Ohrit, pas një marrëveshjeje të mëparshme për përkujdesje të përjetshme. Policia kriminale pranë SPB Ohër e zbardhi vrasjen e Klime Mitrevskit, pronar i objektit hotelierik “Klimentov Konak” në pjesën e vjetër të Ohrit, brenda më pak se 12 orësh.

Autori u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit. Për vrasjen dyshohet Zharko Grozdanoski nga Bërvenica e Tetovës, specialist anesteziolog dhe i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Sipas hetimeve, Grozdanoski dhe Mitrevski kishin lidhur më parë një kontratë për përkujdesje të përjetshme, me të cilën Grozdanoski ishte zotuar ta kujdesej dhe ta mbante Mitrevskin, në këmbim të trashëgimisë. The post Mjeku nga Tetova dyshohet për vrasje për pasuri milionëshe në Ohër, marrëveshja për përkujdesje përfundon në krim appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More