Mjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, po trajtohet në spital pasi ka marrë lëndime

Një mjeke e cila është shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë mëngjesin e sotëm brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla për KosovaPress tha se e lënduara ka marrë trajtimin e parë në Emergjencë dhe gjendja e saj është stabile. “Është e lënduar, është e sulmuar prej qenve dhe është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit do të pranohet në Kirurgjinë Plastike për trajtim të mëtejshëm. Gjendja është stabile plotësisht por ka lëndime që ka marrë plagë por nuk është në rrezik për jetë”, tha Syla. Sipas drejtorit, mjekja e sulmuar nga qentë endacakë po vazhdon të jetë nën kujdesin mjekësor. The post Mjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, po trajtohet në spital pasi ka marrë lëndime appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left