Misionin faktmbledhës në Kosovë, Ambasada Gjermane: Takim shumë i rëndësishëm në kohë kur liria e shtypit po bëhet gjithnjë e më e brishtë

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për takimin që kanë pasur ditë më parë me misionin faktmbledhës së Këshillit të Evropës, sa i përket situatës me lirinë e medias në Kosovë. Ambasada ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë pasur biseda të rëndësishme me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe përfaqësuesve të ambasadave. “Puna e Misionit të Mbledhjes së Fakteve të Këshillit të Evropës është me rëndësi të madhe në një kohë kur liria e shtypit po bëhet gjithnjë e më e brishtë. Gjermania vazhdon të jetë e përkushtuar për të mbështetur sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias”, thuhet në njoftim. The post Misionin faktmbledhës në Kosovë, Ambasada Gjermane: Takim shumë i rëndësishëm në kohë kur liria e shtypit po bëhet gjithnjë e më e brishtë appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left