World

Mickoski: Pres që çmimi i benzinës të lirohet, ndërsa i naftës të mbetet i pandryshuar

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se me masat e ndërmarra nga qeveria, pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë sot të lirojë çmimin e benzinës, ndërsa për çmimin e naftës, thotë se pret që pavarësisht venomit të KRRE-së, çmimi në pompa të caktuara të karburantit të mbetet i pandryshuar. “Ne me vendimin e djeshëm të qeverisë, praktikisht kemi mundësuar që Komisioni Rregullator sot t’i ulë akcizat për dizelin për 4 denarë për litër, ndërsa për benzinat 2 denarë për litër.

Gjithashtu në bisedë me OKTA, personalisht kam biseduar edhe me udhëheqjen e OKTA në Athinë edhe merespektivisht Helenic Petrolium dhe OKTA këtu në Shkup dhe kemi arritur të sigurojmë shtesë periudhë prej një muaji për ato 3 denarë për litër naftë dhe 2 denarë për benzinë. Kur e gjithë kjo të vihet në funksione, për benzinën duhet të kemi çmim edhe më të lirë nga ai aktual, denarë për naftën nuk duhet të kemi në pompa të caktuara rritje”, tha Mickoski, duke shtuar se nga aspekti i sasisë, ka mjaftueshëm rezerva. The post Mickoski: Pres që çmimi i benzinës të lirohet, ndërsa i naftës të mbetet i pandryshuar appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More