World

Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës, jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Njëri nga organizatorët Mevlan Ademi para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve. Ai tha se kjo protestë nuk duhej të ndodhej kur dhe se studentët në vitin 2026 të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, përcjell Gazeta Express nga Shenja. “Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë.

Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi. Ai tha se shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare. “Kjo është minimumi baza dinjiteti, nuk kërkojmë favore kërkojmë barazi, ne nuk jemi kundër askujt, ndoshta kundër FillkovitJemi këtu për veten tonë për gjuhën tonë për të ardhmen tonë”, deklaroi Ademi. Ademi tha se nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion por se shqipja është identitet. “Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, tha Ademi mes tjerash. The post Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës, jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More