World

Merret vendimi, Reali do ta aktivizojë klauzolën 9-milionëshe për yllin e Serie A

March 28, 2026
Gazeta Express
Scroll

Real Madridi ka nisur përgatitjet për afatin kalimtar të verës dhe një transferim tashmë konsiderohet i përfunduar. Drejtuesit e “Los Blancos” do të kenë mundësinë të aktivizojnë disa klauzola rikthimi (buy-back), dhe e para pritet të realizohet sapo të vijë korriku. Rasti më i rëndësishëm është ai i Nico Pazit. 21-vjeçari ka shkëlqyer te Como që nga transferimi i tij në vitin 2024, dhe edhe pse verën e kaluar u vendos të mos aktivizohej klauzola, këtë herë pritet pothuajse me siguri të ndodhë.

Sipas “Diario AS”, Real Madridi tashmë ka vendosur ta rikthejë Pazin, përcjell “Gazeta Express”. Sapo të hapet afati për aktivizimin e klauzolës, klubi planifikon ta bëjë menjëherë. Si pjesë e marrëveshjes me Comon në vitin 2024, Real Madridi ruajti tre klauzola rikthimi. E para, me vlerë 8 milionë euro, skadoi verën e kaluar, ndërsa e dyta – rreth 9 milionë euro – pritet të aktivizohet këtë verë. Për një lojtar që ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 6 asistime në Serie A këtë sezon, kjo konsiderohet një marrëveshje shumë e favorshme, sidomos duke qenë se ai tashmë është edhe pjesë e rregullt e kombëtares së Argjentinës. E vetmja mënyrë që Pazi të mos rikthehet në “Bernabéu” është nëse ai vetë i thotë klubit se nuk dëshiron të kthehet. Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodhë, dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë filluar tashmë përgatitjet për rikthimin e tij. Kjo verë pritet të jetë shumë e rëndësishme për Pazin. Ai ka gjasa të përfshihet në listën e kombëtares së Argjentinës për Botërorin e 2026-ës në Amerikën e Veriut, dhe pas turneut pritet të rikthehet përfundimisht te Real Madridi. Do të jetë interesante të shihet se si do të përshtatet ai në rikthim, megjithëse për momentin fokusi i tij mbetet te Como./GazetaExpress/ The post Merret vendimi, Reali do ta aktivizojë klauzolën 9-milionëshe për yllin e Serie A appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More