Mehaj mesazh nga Norvegjia: Ka njerëz që flasin shumë, kur u jepet një detyrë humbin krejt – kam pasur të tillë edhe në pozita të larta
March 29, 2026
Gazeta Express
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar nga Norvegjia se do të mbetet në shërbim të trojeve shqiptare, duke theksuar se suksesi vjen nga disiplina, sistemet dhe puna, e jo nga fjalët. Ai kritikoi mungesën e rezultateve te disa zyrtarë dhe shtoi se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, si rrugë drejt sigurisë dhe zhvillimit afatgjatë.
Gjithmonë do të jem në shërbim të trojeve shqiptare. Një këshillë e mirë: disiplina, sistemet dhe puna sjellin sukses, jo fjalët. Kam parë shumë njerëz që flasin shumë, por kur u jepet një detyrë konkrete, humbasin krejt. Kam pasur edhe njerëz në pozita të larta të tillë, fjalë shumë, punë pak. Por puna kërkon edhe kondicion. Ka procese që ndërtohen për 3 vite, ndërsa rezultatet i sheh populli edhe pas 10 vitesh. Sistemi mbijeton, njerëzit shkojnë e vijnë. Në fund, vetëm puna e tregon vlerën e vërtetë të një njeriu. Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, sepse pikërisht aty hapen rrugët që i kemi pritur prej më shumë se 500 vjetësh. Këto janë rrugët e sigurisë, zhvillimit, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike, ka shkruar ai në Facebook. The post Mehaj mesazh nga Norvegjia: Ka njerëz që flasin shumë, kur u jepet një detyrë humbin krejt – kam pasur të tillë edhe në pozita të larta appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.