0
“Më e vërtet se e vërteta” – Tragikomedia që sjell përplasje mes njeriut dhe inteligjencës artificiale
April 11, 2026
Gazeta Express
Në skenë vjen shfaqja teatrore “Më e vërtet se e vërteta”, një tragjikomedi që trajton marrëdhënien e njeriut me ndjenjat, teknologjinë dhe krijesën e tij më të avancuar. Në qendër të historisë janë dy miq të ngushtë, Julio dhe Franqesko. Julio është një biznesmen i suksesshëm, por që po përballet me depresion, ndërsa Franqesko, miku dhe menaxheri i tij besnik, vendos t’i bëjë një dhuratë të pazakontë për ditëlindje: një robot të krijuar nga inteligjenca artificiale, aq i përsosur sa duket më real se vetë realiteti.
Në fillim, Julio e refuzon këtë ide. Por gjithçka ndryshon kur ai vëren afrimin e Franqeskos me robotin, duke krijuar xhelozi dhe tension mes tyre. Situata komplikohet edhe më shumë kur roboti fillon të shfaqë emocione dhe lind një lidhje e papritur emocionale. Megjithatë, historia merr një kthesë dramatike kur zbulohet se robotët kanë shfaqur defekte të rrezikshme dhe po sulmojnë pronarët e tyre. Autoritetet kërkojnë që ata të çaktivizohen menjëherë. Në kulmin e ngjarjeve, roboti shpreh revoltën e tij me fjalët: “Ju njerëzit jeni pa ndjenja”, duke vënë përballë njeriut krijesën e tij. Shfaqja sjell një përplasje mes emocioneve njerëzore dhe inteligjencës artificiale, duke alternuar momente humori dhe dramatike që prekin thellë publikun. “Më e vërtet se e vërteta” premton një përvojë teatrale që sfidon mendimin mbi kufirin mes njeriut dhe teknologjisë. Shfaqja shfaqet sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës. /GazetaExpress/ The post “Më e vërtet se e vërteta” – Tragikomedia që sjell përplasje mes njeriut dhe inteligjencës artificiale appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.