Mbappe tregon se cila është pozita më e vështirë dhe cila më e lehtë në fushë
April 6, 2026
Gazeta Express
Kylian Mbappe ka zbuluar se cila, sipas tij, është pozita më e vështirë në fushë, e cila ajo më e lehta. Në fakt, sulmuesi francez i ka zbuluar edhe arsyet se përse mendon ashtu, teksa e bëri një analizë të tij për pozicionet e lojtarëve në fushë, shkruan “Gazeta Express”. “Mesfusha është pozita MË E VËSHTIRË në futboll. Ju mund të fitoni pa sulmues, ju mund të fitoni pa mbrojtës.
Ju mund të fitoni pa portier, por pa një mesfushor të mirë, ekipi i juaj nuk do të ketë BALANCË”, tha fillimisht sulmuesi i Real Madridit. “Pozita më e lehtë në futboll? Sipas mendimit tim, është ajo e qendërmbrojtësit.” “Je i mbuluar nga të gjitha drejtimet, mund të luash edhe mbrojtje me 3.” “Është i vetmi pozicion ku mund të shohësh djem që janë 40-vjeç duke luajtur ende në Evropë, ende në top-klube.” “Kurse një sulmues 40-vjeç është tashmë i MBARUAR. /Gazeta Express The post Mbappe tregon se cila është pozita më e vështirë dhe cila më e lehtë në fushë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.