Advertisement
World

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

March 31, 2026
Gazeta Express
Scroll

Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara me prejardhje shqiptare. Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësministrat e Mbrojtjes, Gegë Lleshi dhe Enis Kervan. Gjatë takimit, Maqedonci vlerësoi përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e komandant Dervishit, duke theksuar se ai përfaqëson një shembull të rolit në rritje të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së.

Sipas tij, Dervishi mishëron vlerat e shërbimit, përgjegjësisë dhe lidershipit. Nga ana e tij, komandant Alban Dervishi u shpreh se ndihet i nderuar për vizitën në Kosovë, duke vlerësuar arritjet e vendit, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes. Ministri Maqedonci e falënderoi për vizitën dhe ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se SHBA-ja mbetet aleati strategjik dhe i pazëvendësueshëm i vendit. The post Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More