Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet” me veturë të blinduar 500 mijë euroshe: Aset i shtetit, çmimi nuk qëndron
April 7, 2026
Gazeta Express
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka e ka quajtur të rreme deklaratën e deputetit të PDK-së Arten Behrami se vetura e blinduar e kryeministrit Kurti kushton 500 mijë euro. Ai ka thënë se vlera është dukshëm më e ulet, duke shtuar se automjetet janë asete shtetërore. “Sot pashë një lajmë për kinse veturë e re të Kryeministrit Kurti në vlerë prej 500 mijë eurosh.
Përveçse lajm i rremë as çmimi nuk qëndron, madje është shumë larg. Kjo logjikë sipas së cilës asetet publike kthehen lehtësisht në private i përket një kohe të kaluar”. “Për sqarim, çdo zyrtar publik, nga krerët e shtetit e tutje, ka në shërbim asetet zyrtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare. Çdo aset i blerë nga buxheti i shtetit i takon shtetit. Automjetet e përmendura janë asete shtetërore në funksion të Policisë së Kosovës. Nëse është ndryshe dhe këtë e dinë vetëm ata, le të na tregojnë”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express The post Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet” me veturë të blinduar 500 mijë euroshe: Aset i shtetit, çmimi nuk qëndron appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.