Mallorca s’ndalet duke e postuar Muriqin, ia kushton një video të veçantë
April 4, 2026
Gazeta Express
Vedat Muriqi sot ishte heroi i Mallorcës, në duelin ndaj Real Madridit. Muriqi shënoi në minutën e 91-të ndaj Realit, për t’ia dhënë Mallorcës fitoren ndaj “Los Blancos”. Mallorca fitoi 2-1, teksa Muriqi shënoi golin e tij të 19-të në La Liga. Pas ndeshjes, faqja zyrtare e Mallorcës shfaqi kreativitetin e saj përmes postimeve në rrjetet sociale. Së fundmi, Mallorca ka publikuar një video të Vedat Muriqit në një barkë në ishullin e Mallorcës, me një mbishkrim.
“Si sheh këtë video, pirati sapo shënoi golin”, shkruan faqja zyrtare e Mallorcës. Me fitoren ndaj Realit, Mallorca shkoi në kuotën e 31 pikëve, në vendin e 17-të, duke i ikur zonës së rënies në La Liga./GazetaExpress/ The post Mallorca s’ndalet duke e postuar Muriqin, ia kushton një video të veçantë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.