Lushtaku në “Frontal”: Kemi qenë shumë më të mirë se Sllovakia, një nga fitoret më të mëdha

Pas fitores historike së Kosovës ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026, emisioni “Frontal” në T7 i është përkushtuar këtij suksesi. Në studio të ftuar janë ish-futbollistët e viteve 90-ta, që luanin në lloçin e Kosovës, Tahir Lushtaku dhe Malsor Gjonbalaj. Tahir Lushtaku ka thënë që Kosova ka qenë shumë më e mirë se Sllovakia, teksa ka ‘zbuluar’ më meritorët e këtij suksesi. “Në tëra aspektet ka qenë shumë ma mirë se kombëtarja e Sllovakisë, të gjithë janë meritorë, nga lart e poshtë, pa dashtë me përmend emra. Nga punëtoret e Federatës deri te ata që punojnë në kombëtare. Por, normale që kryesorë janë futbollistët dhe trajneri Foda”, tha Lushtaku. “Një nga fitoret më të mëdhaja dhe më historike për kombëtaren e Kosovës”, shtoi ai./GazetaExpress/ The post Lushtaku në “Frontal”: Kemi qenë shumë më të mirë se Sllovakia, një nga fitoret më të mëdha appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left