Lufta në Iran – çfarë ka thënë SHBA-ja për trupat tokësore?
March 29, 2026
Gazeta Express
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, thotë se forcat iraniane janë “në pritje” të trupave tokësore amerikane. Kjo vjen pas një raporti të Washington Post se Pentagoni po përgatitet për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran, megjithëse nuk është e qartë nëse Donald Trump do t’i miratojë ato. BBC ka bërë një përmbledhje e asaj që ka thënë administrata amerikane për këtë: Më herët këtë muaj, Trump u tha gazetarëve: “Nuk po vendos trupa askund” – por shtoi shpejt: “Nëse do ta bëja, sigurisht që nuk do t’ju tregoja”.
Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se SHBA-ja mund t’i arrijë qëllimet e saj “pa asnjë trupë tokësore”. Ai shpjegoi se vendosjet e fundit kishin për qëllim t’i jepnin Trump-it opsione, duke thënë: “Ne gjithmonë do të jemi të përgatitur t’i japim presidentit... mundësinë maksimale për t’u përshtatur me rrethanat”. Të shtunën, Komanda Qendrore e SHBA-së tha se anija luftarake USS Tripoli kishte mbërritur në rajon – ajo udhëheq një njësi prej rreth 3,500 marinarësh dhe marinsash. The post Lufta në Iran – çfarë ka thënë SHBA-ja për trupat tokësore? appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.