Lladrovci nga Sllovakia: Fitorja është fjala jonë e vetme!

Nga stadiumi ku u luajt ndeshja Kosovë-Sllovaki, në Bratisllavë, Ramiz Lladrovci ka theksuar se fitorja është fjala jonë e vetme!. Postimi i tij në “Facebook”: “Fitorja është fjala jonë e vetme! Krenar me juve shqiponja, sonte e keni shkruar historinë e sportit të shtetit tonë. Futbolli është më shumë se lojë, ju lumtë. Shihemi në ndeshjen me Turqinë!”, ka shkruar ai. Kosova të martën do ta luajë ndeshjen e madhe finale të “play-offit” për Botëror. “Dardanët” do të kenë punë me Turqinë, në këtë duel të madh e historik./GazetaExpress/ The post Lladrovci nga Sllovakia: Fitorja është fjala jonë e vetme! appeared first on Gazeta Express.

March 26, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left