Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportive!

Ramiz Lladrovci ka përshtypjet më të mira nga Sllovakia, gjatë qëndrimit në Bratislavë, për lojën kualifikuese të Kosovës me Sllovakinë në futboll, të vlefshme për Kampionatin botëror. Postimi i Lladrovcit në “Facebook”: “Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportive! Gjatë qëndrimit dyditor për të përcjellë ndeshjen, Sllovaki-Kosovë, në Bratislavë, kam qenë shumë i befasuar për të mirë. Kultura e manifestuar e qytetarëve sllovakë, në rrugë, në mjetet e qarkullimit publik, objektet hoteliere, e veçanërisht gjatë intonimit të himnit të Kosovës, është për tu lavdëruar. Shpreh mirënjohje të thellë e të sinqertë, për institucionet shtetërore e sportive, për qytetarët dhe publikun në stadium, për këtë mikpritje shembullore. Kam shkuar në çdo ndeshje të kombëtares së Kosovës, për këto dhjetë vjet, por, nuk e kam hasur, mikpritje sikur në Sllovaki. Mikpritja, ashtu sikur fitorja jonë, do të mbahen mend gjatë. Faleminderit futbollistë, trajner, staf i Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozë e qytetarë që jetuat dhe përjetuat me emocione këtë ngjarje të paharrueshme sportive. Faleminderit!”. Kombëtarja e Kosovës fitoi 4-3 në Bratisllavë, duke siguruar kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026. Në finale, Kosova do të luajë ndaj Turqisë më 31 mars, nga ora 20:45./GazetaExpress/ The post Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportive! appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left