Advertisement
World

‘‘Le të jetë hera e fundit’’, Tahiri-VV: E palogjikshme t’na i sillni marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë, duhet kohë

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Vetëvendosjen lidhur me kërkesën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se duhet informacione paraprake. Tahiri ka deklaruar se ‘’kjo le të jetë hera e fundit’’ që, VV’ja i dërgon në kuvend marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë, përcjell Gazeta Express.

‘’Ne normal që i mbështesim miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mirëpo, është plotësisht e palogjikshme, që për marrëveshjet ndërkombëtare që do të duhej të ketë kohë, të ketë lexim , të vijnë në këtë formë dhe në këtë masë. Kjo le të jetë hera e fundit që na sillni marrëveshjet ndërkombëtare, na si AAK jemi zotu që i votojmë ato, por më nuk do të pranojmë asnjë kërkesë nëqoftëse paraprakisht nuk e kemi një informacion prej shefes së grupit të VV’së. Se nuk bëhet nami me çu ni mesazh a me pru deri të zyra një kërkesë, me thanë ky është qëndrimi jonë’’, ka deklaruar Tahiri. /GazetaExpress The post ‘‘Le të jetë hera e fundit’’, Tahiri-VV: E palogjikshme t’na i sillni marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë, duhet kohë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More