Largohet nga puna ish-ushtari i UÇK-së, Fitor Jakupi: Nuk do të hesht, do të kërkoj drejtësi
March 31, 2026
Gazeta Express
Fitor Jakupi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ish-këshilltar i Bashkimi Demokratik për Integrim në Komunën e Kumanovës, ka reaguar publikisht pas vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore. Ja reagimi i tij publik: PADREJTËSITË VAZHDOJNË ende ndaj meje.
Të pakënaqur nga Vendimi i punës për të punuar larg qytetit të lindjes ku kam qenë i punësuar (Kumanovë) me një vendim të sjellur nga drejtoria e të ardhurave publike sot më është sjellur VENDIMI për largim nga mardhënia e punës.-ArsyetimMë 18.12.2024 me vendim të sjellur nga ana e drejtorisë të ardhurave publike ku edhe deri sot kam qenë i punësuar më është përcaktuar që të punoj në drejtorin e të ardhurave publike qytetin e Shkupit për një kohë të caktuar me arsyetim për shkak të vëllimit të punës dhe ngecjeve të punëve të pa zgjidhura me një periudhë kohore për 3 muaj.Mirëpo për një kohë të shkurtër mu dha vendimi i përkohshëm për 6 muaj,por menjëherë pasoi edhe vendimi i dytë për 6 muaj të tjera dmth 1 vit shtesë me kohë të caktuar deri me datë 31.12.2025 me vendime të ndryshme për të punuar edhe punë të tjera të cilat edhe pse isha i punësuar në këtë drejtori nuk më takonin përshkak të thirrjes (sistematizimit ) së punës që e kam si (Përmbaruas i ri) por asnjëher nuk i kam kundërshtuar (përshkak qëllimit tim që të kryhen punët dhe mos të ketë ngecje).Mirëpo padrejtësisht edhe përshkak marrëveshjes kolektive që ka në dispozicion rregullorja e drejtorisë të ardhurave publike është tejkaluar koha për të cilën më kanë mbajtuar më shumë se 1 vit dhe më 21.01.2026 më është sjellur vendim i ri me preteks se duhet të jem në punë në drejtorinë e të ardhurave publike në qytetin e Shkupit deri më datë 31.12.2026 gjë që është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe rregulloren e marrëdhënies së punës në drejtorin e të ardhurave pubilike.Të pakënaqur nga ky vendim SOT më është sjellur vendimi për largim tërësisht nga puna.Kjo nuk është thjesht një goditje personale,por një tregues i një problemi më të madh që prek shumë njerëz në heshtje.Me ketë vendim të pa menduar mirë kanë thyer të gjitha normat dhe të drejtat e punonjësve të cilë tentojnë të jenë shembull për të mirën e përgjithshme.Nuk do të hesht,do të vazhdoj të kërkoj drejtësi dhe të ngre zërin për çdo padrejtësi-për veten dhe për të gjthë ata që ndodhen në të njejtën situatë. p.s. Nuk thyhemi asnjeherë, do të qëndrojmë ashtu siç jemi!”, reagoi Fitor Jakupi. The post Largohet nga puna ish-ushtari i UÇK-së, Fitor Jakupi: Nuk do të hesht, do të kërkoj drejtësi appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.