Kurti shkruan për Masakrën e Podujevës: Për krimet e Serbisë ka dëshmi e dëshmitarë, ato duhet shndërrohen në aktakuza e dënime
March 28, 2026
Gazeta Express
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV, Albin Kurti, ka shkruar për 21 vjetorin e masakrës së Podujevës ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu. Kurti ka shkruar se kjo masakër është kryer nga njësiti famëkeq “Shkorpionët”, që ishin përfshirë edhe në masakra në Bosnje e Hercegovinë. “Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë.
Ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime të merituara. Institucionet tona kanë për obligim që këto dëshmi të bëhen themel i drejtësisë së mohuar për dekada”, ka shkruar Kurti. The post Kurti shkruan për Masakrën e Podujevës: Për krimet e Serbisë ka dëshmi e dëshmitarë, ato duhet shndërrohen në aktakuza e dënime appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.