World

Kurti shkon mysafir për Pashkë në familjen Staka në Prishtinë, nikoqirë të tij çifti 97 dhe 89 vjeçarë

April 5, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e Pashkëve ka vizituar Pashk Staka, ish-profesor i gjuhës shqipe, 97-vjeçar. Kurti tha se e ka falënderuar atë për mikpritjen dhe për bisedën e këndshme e të pasur. “Sot, me rastin e festës së Pashkës, pata kënaqësinë të vizitoj bacën Pashk Staka, ish profesor i gjuhës shqipe, 97 vjeçar, i cili na priti me shumë dashamirësi në banesën e tij në Prishtinë, së bashku me bashkëshorten e tij Anjeza Gjoni-Staka, 89 vjeçare, vajzat Gloria dhe Mika, nipin Engjëllin dhe mbesën Sarën, mua dhe Rozeta Hajdarin”.

“Gjatë bisedës mësuam edhe për jetën dhe kontributin e zonjës Anjeza, e cila kishte qenë këngëtare në Shoqërinë Kulturore-Artistike “Agimi” në Prizren, e më pas mësuese në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, një rrugëtim i bukur në shërbim të kulturës dhe arsimit. E falënderuam bacën Pashk për mikpritjen dhe për bisedën e këndshme e të pasur, që përfshiu tema nga historiku i NDSh-së dhe familjes Staka, deri te zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore. I urojmë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Express The post Kurti shkon mysafir për Pashkë në familjen Staka në Prishtinë, nikoqirë të tij çifti 97 dhe 89 vjeçarë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More