Advertisement
World

Kurti pret në takim Ekipin e Kombeve të Bashkuara, riafirmohet përkushtimi për zhvillim dhe reforma

March 31, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley. Në takim u diskutua për prioritetet e Planit Strategjik të UNKT 2026–2030, si dhe forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe OKB-së, ndërsa të dyja palët riafirmuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e prioriteteve zhvillimore të Kosovës dhe zbatimin e Agjendës 2030.

Kurti theksoi së është e rëndësishme që prioritetet e Planit Strategjik të UNKT janë në përputhje me agjendën kombëtare të zhvillimit dhe mirëpriti vazhdimësinë e tyre. “UNKT prezantoi prioritetet e saj për vitin 2026 dhe ritheksoi gatishmërinë për të mbështetur Qeverinë, si në zbatim ashtu edhe në aspektin normativ. Vëmendje e veçantë iu kushtua fushave, ku agjencitë e OKB-së mund të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave”, bën të ditur zyra për media e Kurtit. Ai theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj bashkëpunimit me OKB-në, duke nënvizuar se Qeveria ka kontribuar edhe përmes bashkëfinancimit në programet e OKB-së në vend. Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej mekanizmat e koordinimit. The post Kurti pret në takim Ekipin e Kombeve të Bashkuara, riafirmohet përkushtimi për zhvillim dhe reforma appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More