World

Kurti: Me presidentin Macron diskutuam për rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se gjatë takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, të zhvilluar të premten, kanë zhvilluar një bisedë të thellë dhe të hapur që zgjati rreth dy orë. Diskutimi sipas Kurtit, u fokusua në bashkëpunimin dhe integrimin, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe zhvillimin ekonomik.

Ai theksoi se ishte i ftuar nga presidenti francez në një drekë pune në Pallatin Elysee, ku pritja miqësore u shoqërua me një debat të sinqertë mbi tema të rëndësishme. Sipas Kurtit, ata diskutuan për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për rolin e NATO-s në vend dhe bashkëpunimin me aleatët në ruajtjen e sigurisë rajonale. Në fokus të bisedës ishin edhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë, në kuadër të sigurisë në rajon. Po ashtu, u diskutua për organizimin e forumeve të reja të biznesit Kosovë–Francë, duke vazhduar bashkëpunimin e nisur në Prishtinë muajin e kaluar, si dhe për investimet në arsim. “Pasditen e së premtes isha mysafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një takim dhe drekë pune në fshat, në pallatin Elysee. Pritja e përzemërt u përcjell me një diskutim të thellë e të sinqertë për rreth 2 orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit e të integrimit, të sigurisë e të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e të zhvillimit. Me presidentin Macron biseduam për rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Pastaj për rolin e rëndësishëm e të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantik dhe për sigurinë rajonale në Ballkan. Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior të Kosovës ishin çështje të cilat në kontekst të sigurisë së vendit tonë i diskutuam me presidentin francez. Organizimi i forumeve të reja të bizneseve Kosovë-Francë si vijimësi e atij që u mbajt suksesshëm muajin e kaluar këtu në Prishtinë, si dhe planet dhe investimet në edukim ishin gjithashtu tema të takimit. Roli mbështetës dhe angazhimi i miqve francezë në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në vendin tonë është tejet i rëndësishëm”, tha ai. Kurti përmendi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes franceze në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë. Në një tjetër pjesë të deklaratës, ai rikujtoi se në fund të janarit 2025 Kosova kishte ndarë 500 mijë euro ndihmë humanitare për popullin palestinez në Gaza. Ndërkohë, aktualisht është në shqyrtim një propozim i Ministrisë së Mbrojtjes për t’i kërkuar Kuvendit miratimin e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision në Gaza, në mbështetje të forcave të sigurisë atje. The post Kurti: Me presidentin Macron diskutuam për rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More