Advertisement
World

Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë që po abuzojnë duke e keqpërdorur krizën

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi risjelljen për votim në Kuvend të projektligjit për çmimet tavan, që tha se do t'i mbrojë qytetarët nga abuzimi me çmimet e larta. Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, tha Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai përmendi krizat dhe luftërat në botë, ndërsa foli për çmimet e larta. Bota po kalon nga kriza në krizë.

Një luftë që ka nis nuk përfundon, fillon një tjetër që as s'mendonim se do të niste. Dhe nga pandemia e vitit 2020, tash te lufta në Ukrainë në vitin 2022 e tash së fundmi edhe kjo lufta në Lindjen e Mesme, e ndërkohë krizës energjetike të vitit 2022 po i shtohet edhe ajo e vitit 2026. Ju e dini që secilës sfidë i jemi përgjigjur me pako konkrete, tha ai. Kurti tha se kanë ndihmuar secilën kategori shoqërore. Ka tregtarë, biznese të mëdha që e kanë keqpërdorur krizën për t'i rritur artificialisht çmimet, tha ai. Tash shumë shpejt do ta risjellim këtu për ta votuar dhe presim që edhe opozita të reflektojë e të na mbështesë në këtë projekligj, tha ndër tjerash Kurti. The post Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë që po abuzojnë duke e keqpërdorur krizën appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More