Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër për presidentin
April 6, 2026
Gazeta Express
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit tha se do përpiqet që të ketë një takim edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza. “Do të përpiqem që të takohem edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për shkak se presidenti nuk do të jetë jo vetëm i një partie, por presidenti është shprehje e unitetit të popullit”, tha Kurti para mediave, transmeton Gazeta Express.
I pytur nga gazetarët nëse do ta respektojë kërkesën e PDK-së që presidenti të jetë propozim nga kjo parti, Kurti tha: “PDK asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër përpara, ajo vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër. Pra absolute që dy kandidatët të jenë të PDK-së dhe të verbër që të mos na tregojnë emrin paraprakisht...”, tha Kurti. “Nuk mund të ketë marrëveshje pa ia thënë asnjëherë askujt asnjë emër “, përfundoi ai./Gazeta Express The post Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër për presidentin appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.