World

Kur pritet lirimi i naftës? Ekonomisti: Reflektimet e para në Kosovë do jenë nga java e ardhshme, duhet pak kohë

April 9, 2026
Gazeta Express
Scroll

Eksperti i ekonomisë, Kushtrim Ajvazi ka folur lidhur me lëvizjen e çmimeve të naftës. Ai tha se nëse vazhdon stabilizimi i çmimit të tregut global të derivateve, atëherë sipas tij, në Kosovë reflektimi i parë do të jetë nga java e ardhshme. “Unë mendoj që reflektimet e para, nëse vazhdon ky trend i rënies ose stabilizimit të çmimit të tregut global të derivateve, në Kosovë reflektimi i parë do të jetë qysh nga java e ardhshme, mirëpo më herët nuk e besoj që do të pritet”, deklaroi ai në KlanKosova Ajvazi u shpreh se në situata të tilla duhet pak kohë, por sipas tij, gjatë kësaj periudhe duhet të ketë monitorim.

“Edhe çmimi i përcaktuar nga Ministria e Tregtisë, çmimi tavan i përcaktuar bazohet mbi bazën e importit, prandaj edhe sot që është përcaktuar çmimi mbi bazën e importeve, të importeve që janë bërë, jo sot, por janë bërë ato dje, do të thotë nxirret si mesatare ditore dhe ato normalisht nuk mund të shiten me humbje, prandaj në situata të tilla duhet pak kohë, por koha duket të monitorohet dhe duket të reflektohet automatikisht”, tha ai. The post Kur pritet lirimi i naftës? Ekonomisti: Reflektimet e para në Kosovë do jenë nga java e ardhshme, duhet pak kohë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More