KRU `Prishtina` paralajmëron masa: Mbi 45 milionë euro borxh për ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lëshuar një njoftim dhe vërejtje të fundit publike, duke bërë të ditur se borxhi për ujin ka arritur në mbi 45 milionë euro. Në njoftim thuhet se kjo situatë është e papranueshme dhe ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët. Sipas KRU “Prishtina”, përderisa një pjesë e qytetarëve nuk paguajnë obligimet e tyre, në anën tjetër vazhdojnë kyçjet ilegale, të cilat, sipas kompanisë, dëmtojnë rëndë sistemin dhe krijojnë mungesë uji për konsumatorët e rregullt. Kompania ka theksuar qartë se “nuk ka ujë pa paguar faturat”. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se të gjithë konsumatorët me borxhe obligohen që të shlyejnë menjëherë detyrimet e prapambetura ose të lidhin marrëveshje për pagesë me këste. Në të kundërtën, kompania ka paralajmëruar se do të ndërpritet furnizimi me ujë, do të ndërmerren masa ligjore ndaj shkelësve dhe se kyçjet ilegale do të identifikohen dhe ndëshkohen pa përjashtim. Në fund, KRU “Prishtina” e ka cilësuar këtë si një apel serioz për përgjegjësi qytetare, duke theksuar se uji është shërbim bazë, por kërkon bashkëpunim dhe disiplinë nga të gjithë. The post KRU `Prishtina` paralajmëron masa: Mbi 45 milionë euro borxh për ujë appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left