World

Kosova intensifikon përgatitjet për finalen ndaj Turqisë, fokus i veçantë te taktika

March 29, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ku përballë do të jetë Turqia. Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, “Dardanët” kanë punuar me intensitet, me theks të veçantë në aspektet taktike të lojës, që pritet të jenë kyçe në këtë përballje vendimtare.

Stafi teknik po mundohet të përgatisë ekipin në çdo detaj, ndërsa futbollistët po tregojnë përkushtim maksimal në fushë. Atmosfera në kampin e Kosovës vazhdon të jetë shumë pozitive dhe motivuese, duke reflektuar besimin e lartë të skuadrës para një ndeshjeje historike. Kombëtarja do ta zhvillojë stërvitjen e fundit nesër nga ora 11:00, ndërsa para saj, në ora 10:30, do të mbahet konferenca për media, ku pritet të jepen detajet e fundit para sfidës. Tashmë fokusi është maksimal te ndeshja ndaj Turqisë, me Kosovën që synon të shkruajë histori dhe të sigurojë një vend në Kupën e Botës. The post Kosova intensifikon përgatitjet për finalen ndaj Turqisë, fokus i veçantë te taktika appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More